Viktima e tretë brenda ditës së sotshme është nga Skënderaji.Ish-kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku ka dhënë lajmin përmes Facebook’it se Haki Rushi ka vdekur si pasojë e infektimit nga COVID-19.I ndjeri ishte punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz.
Postimi i plotë nga Lushtaku:Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi.
Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz.
Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti por edhe për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona.
Gjatë këtyre ditëve duhet të jemi të disiplinuar duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së për të bartur maska, duke ruajtur distancën e pastërtinë.