spot_img

Në kohë të pandemisë, biznesi vendor ua paguan pagën e 13-të punëtorëve

spot_img

Edhe pse në kohë pandemisë COVID-19, ku shumë biznese vendore e kanë të vështirë që t’i paguaj punëtorët, pronari i kompanisë Meka, Burim Piraj, ka bërë me dije se ka bërë ekzekutimin e pagës së 13-të për punëtorët e tij.

Me këtë rast, Piraj në Facebook ka thënë se shpreson se do ta realizojë edhe një premtim tjetër, atë të pagës së 14-të.

“Elhamdulilah vetëm di të them! Dhe vetëm të madhit Allah i falënderohem për çdo të mirë dhe çdo sprovë që ma ka dhuruar! Ai sot ma mundësoi ekzekutimin e pagës së 13-të dhe shpresoj të realizohet dhe e 14-ta sipas planit. I lutem të Madhit Allah që sprova me virusin të kaloj sa më parë, të sëmurët të shërohen dhe atyre që gjatë kësaj kohe i kanë humbur të dashurit e tyre zemra tu zbutet dhe të marrin forcë për të vazhduar jetën më tutje! Ja Allah bekoje çdo mysliman kudo në botë e në veçanti bekoje popullin shqiptar! Na beko parinë dhe udhëzoje në rrugë të drejt ku do të fitojnë dhe sevapet e Tua për qeverisje të mirë”, ka shkruar Piraj, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, Piraj kishte vendosur t’ua paguaj vetë punëtorëve kompensimin e planifikuar nga Qeveria e Kosovës nga Pakoja Emergjente Fiskale.

E njëjta kompani, pas deklaratës së ish-kryeministrit Albin Kurti se është absurde që paga mesatare në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, ndërsa në atë privat të ngelet në 350 euro, kishte marr vendim që kjo pagë të rritet në këtë vlerë

NGJARJE TË TJERA

spot_img