spot_imgspot_img

Agim Ademi prezanton punëtorinë e cila avancon standardin mjekësor në futbollin kosovar

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka marr pjesë sot në punëtorin mjekësore e cila është organizuar për herë të parë në Kosovë nga FFK-ja, në bashkëpunim me UEFA-n, me pjesëmarrjen e plotë të mjekëve të ekipeve të Superligës, Ligës së Parë, ekipeve të vajzave, si dhe ekipeve zinxhir të ekipeve kombëtare.

rëndësishëm drejt avancimit të standardeve mjekësore në futbollin tonë.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Ditën e nisa në punëtorinë mjekësore, e cila është organizuar për herë të parë në Kosovë nga FFK-ja, në bashkëpunim me UEFA-n, me pjesëmarrjen e plotë të mjekëve të ekipeve të Superligës, Ligës së Parë, ekipeve të vajzave, si dhe ekipeve zinxhir të ekipeve kombëtare. 🚑

Kjo punëtori është një hap shumë i rëndësishëm drejt avancimit të standardeve mjekësore në futbollin tonë.

Ligjërimet dhe udhëheqja e pjesës praktike po realizohen nga ekipi mjekësor i Kombëtares A të Kosovës: Dr. Amir Vejseli, Mustafë Januzaj, Argjent Hoti dhe Skifter Imeri, të cilët po sjellin përvoja konkrete dhe njohuri profesionale nga shkollimet e tyre sistematike dhe programet e avancuara të UEFA-s.👨‍⚕️

Kombinimi i pjesës teorike dhe asaj praktike është thelbësor për rritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe unifikimin e protokolleve mjekësore në të gjitha nivelet e futbollit në Kosovë.

Në këtë punëtori trajtohen tema me rëndësi jetike për sigurinë dhe performancën e futbollistëve, përfshirë: atakun kardiak, lëndimet cervikale, fizioterapinë dhe rëndësinë e saj në fushën e futbollit, lëndimet e toraksit, si dhe lëndimet e ekstremiteteve.

Shëndeti i futbollistëve është prioritet absolut për Federatën e Futbollit të Kosovës. Pa futbollistë të shëndetshëm nuk ka zhvillim dhe as suksese afatgjata.

Prandaj, investimi në edukimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor, në protokolle moderne parandaluese dhe në reagim të shpejtë e profesional ndaj lëndimeve është një përgjegjësi institucionale që e marrim me seriozitet maksimal.

NGJARJE TË TJERA

spot_img