spot_imgspot_img

Parimi kryesor i UEFA-s dhe FIFA-s, politika duart larg nga futbolli!

spot_img

Po e filloi me një shkrim timin të para 4 viteve!(Paralajmëron Kongjeli: Çdo tendencë për të ndikuar nga jashtë tek organet legjitime të FFK-së konsiderohet shkelje e rëndë, me pasoja edhe më të rënda! Demokracia 12:51 | 20 mars 2022)!

Shkruan: Fekmi Kongjeli

Ky paralajmërim i imi, i bërë në vitin 2022, ishte i sinqertë dhe me qëllim të qartë sensibilizues për institucionet tona, që gabime të tilla të mos përsëriteshin në të ardhmen. Fatkeqësisht, zhvillimet e fundit dëshmojnë se paralajmërimet janë shpërfillur dhe se ende nuk kemi mësuar sa duhet nga gabimet e së kaluarës.

Nuk befasohem nga lakmiqar e vet të dashuruar, që janë promovuar dhe kanë përfituar nga FFK-ja, pa u njohur nga askush, e sidomos jo në fushën e futbollit.

Nuk befasohem as nga fakti që, sa ishin pjesë e FFK-së, e mbronin me gjithë qenien e tyre atë që sot e kundërshtojnë, duke mohuar vetveten.

Nuk befasohem as nga apetitet e tyre të sëmura, që një natë shohin ëndrra se mund të bëhen edhe kryetar të FFK-së, duke përdorur demagogji, manipulim dhe dezinformim, e pa asnjë fije turpi e etike, duke hedhur baltë mbi FFK-në.

Ajo që më befasoi mua, dhe shumë futbolldashës të tjerë, është rënia nën ndikim nga matrapazë të llojit të vet e ministrit Hajrullah Çeku, një njeri me integritet, për të cilin kam pasur shumë respekt dhe për të cilin kam shkruar publikisht me respekt, pas ndeshjes me legjendat e Gjermanisë që i solla për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku MKRS, së bashku me FFK-në, ishin organizatorë të ngjarjes.

Si ka mundësi që një ministër të marrë guximin, pa u informuar profesionalisht, t’u dërgojë letër dy organizatave, UEFA dhe FIFA, me përmbajtje që bie ndesh me parimet e organizatave të futbollit, duke vepruar njëkohësisht në dëm të organizatës së shtetit të vet, në këtë rast, FFK-së?

Të zhgënjyer thellësisht ministër. Ky mund të quhet skandal!

E dini ju historinë e rrugëtimit, për më shumë se dy dekada, për t’u pranuar në UEFA dhe FIFA? Kanë qenë dyer të blinduara nga armiqtë tanë. U hapën me sakrificë nga njerëz me zemër dhe vullnet, pa kursyer asgjë, që kurrë nuk e panë interesin personal, por dhanë edhe më të dhimbshmen për ta gëzuar të sotmen të gjithë bashkë.

Komunikimi i vetëm zyrtar me UEFA-n dhe FIFA-n mund të bëhet vetëm nga anëtari i tyre, FFK-ja. Komunikimet e tjera janë formale, ndërsa këto politike janë edhe me pasoja!

Dhe sado që individë të pandërgjegjshëm tentojnë edhe sot ta keqpërdorin komunikimin që e kishin sa ishin brenda FFK-së me zyrtarë të këtyre dy organizatave, përgjigjja e UEFA-s dhe FIFA-s është tek faqja zyrtare e FFK-së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img