Shkruan Ylber Kelmendi:
Kritikat janë pjesë e futbollit, por ndonjëherë harrojmë me pa panoramën e plotë. Po flitet shumë për rastin e humbur ndaj Galatasarayt, sikur ajo të përcaktojë vlerën e një lojtari. E vërteta është krejt tjetër.
Kur një futbollist luan pak minuta dhe nuk e ka besimin e plotë të trajnerit, vetëbesimi luhatet. Ritmi i ndeshjes mungon. Në ato momente humben edhe rastet që duken 99% më të lehta për t’u shënuar sesa për t’u humbur, madje edhe pa portier në portë. Kjo nuk i ka ndodhur vetëm Edon Zhegrovës. Në histori të futbollit, emra të mëdhenj kanë humbur raste të pabesueshme. Por askush nuk i gjykon nga një moment i vetëm.
Zhegrova është lojtar ndryshe. Është nga ata futbollistë që e ndryshojnë ritmin e ndeshjes me një driblim, me një depërtim, me një pasim që hap krejt mbrojtjen. Sa herë ka pasur minuta, ka bërë dallimin. Ka sjellë energji, ka sjellë rrezik, ka detyruar mbrojtjet kundërshtare të dyfishohen ndaj tij.
Problemi nuk është një rast i humbur. Problemi është mungesa e vazhdimësisë. Nën drejtimin e Luciano Spalletti, Zhegrova shpesh është lënë në stol ose është aktivizuar vetëm 10 minuta në 3-4 ndeshje. Një lojtar kreativ nuk mund të japë maksimumin në ato kushte. Futbollistë të tillë kanë nevojë për besim, për vazhdimësi, për liri në fushë.
Zhegrova nuk është lojtar për minuta simbolike. Ai është lojtar që duhet të luajë, të ndiejë përgjegjësi dhe të ketë besimin e trajnerit. Vetëm kështu mund ta shohim potencialin e tij të plotë.
Le të mos e gjykojmë nga një moment. Le ta mbështesim. Sepse lojtarët e mëdhenj nuk maten nga rastet e humbura, por nga guximi për të kërkuar topin përsëri dhe për të tentuar sërish. Dhe Zhegrova ka treguar çdo herë që ka guxim.