Një makinë tip BMW me një targë që lexonte “COVID19” u bë virale pasi u la në një aeroport për muaj të tërë, duke vënë në mëdyshje stafin dhe personat që panë fotot në internet.
Stafi në Adelaide Aiport ka kërkuar vazhdimisht informacion për makinën dhe pronarin e saj.
Makina bëri përshtypje falë “targës” së saj ku shkruhej Covid-19 emri i sëmundjes vdekjeprurëse që u shfaq vitin e kaluar dhe që atëherë ka shkaktuar shumë viktima e të infektuar.
Por që nga ajo kohë, një zëdhënës i aeroportit tha që pronari ishte kontaktuar.
Mësohet se makina unike i përket një personi që punon në shtete të ndryshme dhe është vazhdimisht në lëvizje ndërsa makina ka qëndruar në aeroport prej muajit shkurt kur edhe filloi të përhapej masivisht pandemia.