spot_img

Shkëlzen Gashi: Ndërtimi i xhamisë te Posta katastrofë, është dashur në vend të Radio Kosovës

spot_img

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka kritikuar vendin ku po ndërtohet Xhamia Qendrore në Prishtinë duke thënë se është dashur të implementohet plani i arkitektes së famshme Zaha Hadid për t’u ndërtuar në vendin e radio Kosovës.

Ai tha se xhamia e ndërtuar në këtë pjesë do të ishte mirë edhe për tregimin e tolerancës fetare sepse do të mund të fotografohej bashkë me katedralen dhe kishën ortodokse.

“Me ndërtu xhami në oborr të ndërtesës të madhe të PTK-së në Prishtinë është shumëdimensionalisht katastrofë. Në fakt, kudo në qendër të Prishtinës me ndërtu xhami të re, për pa rrëzu paraprakisht diçka të vjetër, kishte me qenë ekstra-ultra-super katastrofë”.

“Sugjerimi im prej fillimit ka qenë me e rrëzu ndërtesën e Radio Kosovës dhe aty me e ndërtu xhaminë sipas planit të arkitektes Zaha Hadid. Me një të shkrepne të aparatit i rrokim: kishë ortodokse–xhami–katedrale ose katedrale–xhami–kishë ortodokse, pra kahdo që ta sillësh, xhamia në mes 🙂 Kështu edhe dëshmojmë se jemi qytet i tolerancës ndërfetare 🙂”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img