spot_img

Zbulohet një simptomë e re e Covid-19

spot_img

Gjersa skuqjet e lëkurës tashmë konsideohen si simptoma të lidhura me CoViD-19, mjekët në Spanjë tani janë duke raportuar që në disa raste po zhvillohen edhe skuqje brenda gojës.

Sipas një dermatologu amerikan, nuk është e çuditshme që këto skuqje, që klinikisht njihen me termin enantemë, po paraqiten tek pacientët me CoViD-19. “Një enantemë është një skuqje (njolla të vogla) në membranat e mukozës,” tha Dr. Michele Green, që punon në Spitalin Lenox Hill në New York City. “Është shumë e zakonshme në pacientët me infeksione virale, si sëmundje të gojës, hundës dhe variçelës.”

Ky studim i ri nga Spanja u publikua dje në JAMA Dermatology. Hulumtuesit, të drejtuar nga Dr. Juan Jimenez-Cauhe, i Universitetit Spitalor Ramon y Cajal në Madrid, kanë ekzaminuar 21 pacientë të diagnostifikuar në fillim të prillit me CoViD-19 dhe që kishin skuqje të lëkurës.

Nga këta pacientë, gjashtë prej tyre kishin enantemë brenda gojës. Pacientët e prekur nga ky simptomë ishin prej moshës 40 deri 69 vjeçe, thanë hulumtuesit, dhe 4 nga 6 pacientët ishin femra.

Skuqja e gojës në disa raste është paraqitur dy ditë para paraqitjes së simptomave të tjera, e në disa raste të tjera 24 ditë pas simptomave të para të CoViD-19. Mesatarisht konsiderohet që ky simptomë shfaqet 12 ditë pas simptomave fillestare të sëmundjes.

Në shumicën e rasteve enantema nuk u shkaktua nga ilaçet që pacientët merrnin, që është një provë edhe më e fuqishme që tregon që koronavirusi i ri është duke shkaktuar paraqitjen e këtyre njollave të kuqe nëpër gojë.

Sa e përhapur është kjo simptomë tek të infektuarit me CoViD-19 akoma nuk dihet, pasi rrallë herë kontrollohet zgavra e gojës së personave me këtë sëmundje.

NGJARJE TË TJERA

spot_img