Aspak qetësi tek skuadra e Barcelonës pas humbjes nga Osasuna.Skuadra e Barcelonës u mposht sot nga Osasuna në “Camp Nou”, ndërsa në anën tjetër Real Madrid u shpall kampion i La Ligas për herë të 34’të në histori.
Pas humbjes, Messi u shpreh shumë i pakënaqur me skuadrën – ndërsa tha se duhet ndryshime.
Gazetari i SportRac në Spanjë, Romero – i cili është shumë i afërt me klubin blaugran ka shkruar se Setien ka udhëhequr Barçën për herë të fundin në Camp Nou.“Quique Setien ka qenë në gjendje të drejtojë ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou”, ka shkruar gazetari i njohur, Gerard Romero në Twitter pas ndeshjes.
Quique Setién ha podido dirigir su último partido en el Camp Nou
— Gerard Romero (@gerardromero) July 16, 2020