“Rrethi katror”, është rubrika më e re e emisionit “E Diell”, e cila në fokus ka debatin konstruktiv.
Ajo jo pak herë do të marrë pamjen e një “dueli” idesh për të arritur në përfundime me interes për publikun.
Të ftuar në këtë puntatë, ishin gazetari Bledi Mane, aktori Neritan Liçaj, konspiracionisti Alfred Cako dhe blogerja Ina Kollçaku.
Gjatë bisedës, gazetari Mane tha se në rrjete sociale ka lançuar një sondazh, me titull “A do të flije me Edi Ramën për një vend pune po apo jo”.
Përgjigjet e sondazhit dërguan në raportin 12% po dhe 88% jo. E pyetur drejtpërdrejt nga Bledi, në lidhje me titullin e sondazhit, Ina u përgjigj:
Kollçaku: Mua nuk më plas fare sa dashnore ka Rama ka apo nuk ka ai. Unë me kryeministrin kam probleme për gjërat aktuale që po ndodhin. Në qoftë se kryeministri e bën detyrën e tij mirë, mund ta bëj edhe me brekë jo vetëm me atlete.
Mane: Pyetja ishte a do të flije ti me Edi Ramën për një vend pune?
Kollçaku: Po në qoftë se ti dëshiron të flesh me Ramën po jo për një vend pune a quhet?
Mane: Të flemë dhe treshe nëse na bën të dyve ministra.