spot_img

A do të ftohet Januzaj në botëror? Flet Përzgjedhësi i Belgjikës

spot_img

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Belgjikës, Roberto Martinez është mbetur i kënaqur me paraqitjet e Adnan Januzajt në dy miqësoret e muajit të shkuar, ndaj Irlandës dhe Burkina Fasos.

Januzaj u rikthye te Belgjika për dy miqësoret pas një kohe të gjatë dhe u aktivizua në të dy duelet. Ndaj Irlandës, ai luajti 14-të minuta kurse ishte titullar me Burkina Fason dhe luajti deri në minutën e 53-të. Ndaj Irlandës, Belgjika luajti 2:2 kurse Burkina Fason e mposhti me rezultatin 3:0. Përzgjedhësi i Belgjiikës, Martinez ka lënë të hapur mundësinë që ta përfshijë Januzajn në listën finale për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

“Ai ishte shumë entuziast dhe mund të kontribuojë shumë në ekipin tonë me cilësitë e tij specifike”, ka thënë Martinez. Januzaj 27-vjeçar në vitin 2014 debutoi me Belgjikën dhe deri më tani ka 15 paraqitje dhe një gol të shënuar. Ai është pjesë e Real Sociedadit prej vitit 2017 kurse këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë në 36 ndeshje në të gjitha garat.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img