I rikthyeri në jetë Christian Eriksen, po i ndejk ëndërrat. Ai së fundi ka arritur marrëveshje me Manchester United.
Kështu bën të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano i cili ka njoftuar se marrëveshja mes palëve është arritur.
Mesfushori danez do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me “Djajtë e Kuq”.
Kontratat janë duke u përgatitur dhe testet mjekësore për të përfunduar nënshkrimin këtë javë.
Trajneri i Man United, Erik ten Hag ishte një faktor kyç për këtë marrëveshje pasi ai e thirri Eriksenin dy herë për të shpjeguar projektin e tij.
Eriksen së fundmi ishte pjesë e Brentfordit në Premierligë.