spot_img

A do t`u vendosën njerëzve çipa në trup përmes vaksinës kundër COVID-19? Ja çfarë thotë Bill Gates

spot_img

Gara për vaksinën kundër coronavirusit po vazhdon ende gjersa kohët e fundit kanë lindur edhe disa teori të konspiracionit.

Një prej tyre është që personat që do të marrin vaksinën ndaj COVID-19, së bashku me të do t’iu injektohet edhe një mikroçip, i cili do të kontrollojë lëvizjet e njerëzve, shkruan CBS, transmeton Telegrafi.

Dhe për këtë gjë u akuzua themeluesi dhe CEO i Microsoftit, Bill Gates, i cili kishte parashikuar para disa vjetësh një pandemi të tillë.

Por, 64-vjeçari amerikan ka mohuar kategorikisht një teori duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë, transmeton Telegrafi.

“Jo. Nuk ka asnjë lidhje. Nuk e di nga kanë lindur këto teori. Dr. Anthony Fauci dhe unë jemi akuzuar për gjëra të tilla duke përfshirë se dëshirojmë të ulim numrin e popullatës në botë dhe se përmes vaksinës të kontrollojmë njerëzit. Por, kjo gjë do të bije në ujë në momentin që do të zbulohet vaksina dhe ta marrin njerëzit”, tha Gates.

Gates ka befasuar të gjithë me përgjigjen duke thënë se një dozë e vetme nuk do të jetë e mjaftueshme.

Ndryshe, 15.3 milionë njerëz deri më tani në botë janë infektuar me virus gjersa kanë ndërruar jetë mbi 624 mijë persona. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img