A dobësohesh duke pirë ujë përpara gjumit?

Uji luan një rol thelbësor për shëndetin. Roli i tij shkon përtej shuarjes së etjes, pasi rreth 60% e peshës trupore të njeriut përbëhet nga uji.

Veçse ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, lubrifikon gjymtyrët dhe përmirëson tretjen, uji luan një rol te rëndësishëm edhe në mbajtjen nën kontroll të oreksit dhe në rënien nga pesha. Megjithatë, kjo veti mund të jetë më e fuqishme në varësi të kohës së pirjes.

Uji mbush stomakun dhe rrjedhimisht frenon oreksin duke ju ndihmuar të mbani nën kontroll konsumin e kalorive.
Një studim Australian konfirmoi se njerëzit që pijnë të paktën dy gota ujë përpara vaktit, humbasin më shumë në peshë se të tjerët.

Uji duhet pirë gjatë gjithë ditës dhe jo vetëm për rënien në peshë. Nëse vëreni që keni neps për të ëmbla apo ushqime jo të shëndetshme përpara gjumit, pirja e një gote me ujë mund t’ju ndihmojë t’i kontrolloni këto dëshira.

Nga ana tjetër, pirja e ujit përpara gjumit mund të rrisë nevojën për urinim dhe të ndërpresë gjumin gjatë natës.
Prishja e cilësisë së gjumit ka ndikim negativ në shëndet, madje nxit shtimin në peshë.
Ndaj, ujin është më mirë ta pini rregullisht gjatë ditës, dhe më pak përpara gjumit.

NGJARJE TË TJERA

- Reklamë nga Gjirafa -