Mensur Safqiu, i njohur më mirë me rolet e bashkëpunimet të ‘Stupcave’, është një ndër aktorët më të pëlqyer në trojet shqiptare.
Aktori i është bashkuar para disa viteve grupit humoristik ‘Stupcave’, i cili atëbotë përbëhej nga Vedat Bajrami, Osman Azemi si dhe disa aktorë të përkohshëm.
Por, ndonëse shihet shumë shpesh nëpër televizione e rrjete sociale, për jetën private të tij pak dihet. Madje, rrallë kush e di se ai është i martuar me një prezantuese.
Mensuri ka kohë që romancën me prezantuesen e lajmeve në Klan Kosova, Mjellma Pallaska, e ka kurorëzuar me martesë.
Madje, çifti janë edhe prindër të një fëmije