spot_img

A është i rrezikshëm uji i detit dhe i pishinave gjatë pandemisë së koronavirusit?

spot_img

Vera është këtu, të paktën zyrtarisht po! Edhe në Shqipëri.

Ditët janë më të gjata, qielli më blu dhe i pastër, rrezet e diellit shkëlqejnë gjatë gjithë ditës, temperaturat e larta – gjithçka nga këto të drejton në plazh, pranë detit.

Në një kohë kur të gjithë ëndërrojnë për të marrë ca ditë pushim diku me detin pranë, rërën dhe diellin e nxehtë, ka ende një pyetje të madhe që ka mbetur në mendjen e njerëzve: është i sigurt uji i detit apo edhe i pishinës gjatë pandemisë së koronavirusit?

Ekspertët e shëndetit kudo në botë thonë se “po, uji i detit apo edhe ai i pishinave është i sigurt dhe përmes tyre nuk ka mundësi të infektohesh me koronavirus. Natyrisht, sa kohë secili prej nesh respekton rregullat e distancimit shoqëror brenda dhe jashtë ujit”.

Sipas Qendrave të SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nuk ka asnjë provë që virusi që shkakton COVID-19 mund të përhapet nga personi në person në ujin e pishinave, në ujërat termale, dete, oqeane apo liqene. Dezinfektuesit e pishinës si klori, ndikojnë në zhdukjen e virusit, duke siguruar një shtresë tjetër mbrojtjeje.

Por turmat ende paraqesin rrezik. Kjo është arsyeja pse autoritetet shëndetësore që po miratojnë rihapjen e pishinave dhe plazheve po krijojnë rregulla të përkohshme që kufizojnë kapacitetin, por kërkojnë edhe mbajtjen e maskave.

Autoritetet shëndetësore thonë se njerëzit që shkojnë në plazh ose pishinë këtë verë duhet të ndjekin të njëjtat këshilla për këdo në publik:

Qëndroni të paktën 1.5 – 2 metra larg nga njerëzit me të cilët nuk shoqëroheni

Mbani maskë në fytyrë,

Lani duart shpesh dhe rrini në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img