Një ulëse në Kuvendin e Kosovës synon ta sigurojë edhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi.
Matoshi kandidoi për postin e deputetës në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje. Por, a i ka siguruar votat e nevojshme për t’u bërë deputete?
Matoshi ka thënë se ende nuk e di nëse ka arritur të sigurojë votat e duhura.
“Nuk di kurgjo absolutisht. Këto ditë kam qenë tepër e angazhume në profesion, në dy seriale. Këto ditë kam pas shumë punë, kam pas xhirime në këto ditë të ftohta dhe nuk kam pas kohë me u marrë me tjera çështje”, ka thënë ajo për IndeksOnline.