Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka vizituar sot qytetin e saj të lindjes, Mitrovicën, në kuadër të “Vizitave të gjelbra”.
Osmani ka shkruar se sot nuk mund të mos kishin në fokus pandeminë me të cilën po ballafaqohemi, por e trajtuan atë nga prizmi i mbrojtjes së mjedisit.
Ajo që ra në sy, ishte vizita e Osmanit së bashku me disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Vet kryeparmentarja njoftoi se së bashku me të ishin edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku dhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj.
Vjosa Osmani u shkarkua nga LDK-ja nga të gjitha pozitat, ndërsa pritet që ajo të hap një parti të re në skenën politike në Kosovës.