spot_img

A jeni gati? UEFA zyrtarizon stadiumin për ndeshjen Serbi-Shqipëri, tani nuk ka më dyshime

spot_img

Ndeshja Shqipëri-Serbi kaloi vetëm para pak kohësh, por tani po bëhet gati edhe përballja e kthimit, ajo e cila do të zhvillohet në transfertë për kuqezinjtë. Pas dy hapave të gabuar në qershor, është e sigurt se Shqipëria do të luajë gjithçka mundet në ndeshjen e 11 tetorit kundër Serbisë.

Sigurisht, nëse nuk do të gabojmë kundër Letonisë në shtëpi siç gabuam kundër tyre në transfertë. Por edhe nëse këtë herë Shqipëria nuk gabon me Letoninë në shtëpi, ndryshe nga më parë, finalja jonë do të jetë ajo më Serbinë. Aty tre pikët janë të detyrueshme për t’u marrë si e vetmja mundësi për të arritur në vendin e dytë.

Deri atëherë do të ketë ende shumë kohë, por një zhvillim i fundit ka ardhur mbi këtë ndeshje. UEFA ka zyrtarizuar përfundimisht stadiumin dhe vendin se ku do të zhvillohet kjo përballje. Tani nuk ka më vend për dyshime, UEFA ka pranuar kërkesën e Federata Serbe të Futbollit dhe është vendosur përfundimisht që kjo ndeshje të luhet në Rajko Mitic në Beograd.

Pra Shqipëria do të luajë para 50.000 tifozëve, në stadiumin më të madh në Serbi dhe jo në Leskovac, siç pritej më herët. Në faqjen zyrtare të UEFA-s ka dalë edhe stadiumi në të cilën do të zhvillohet kjo ndeshja, ndërsa dërgimi i këtij takimit në një ambient të tillë, mund të shihet në dy këndvështrime.

Në të parin shkon në favorin e vendasve pasi para 50.000 tifozëve mes urrejtjes së madhe, emocione do të kishin edhe lojtarët e Spanjës që do të ndiheshin të mbingarkuar, e jo më Shqipëria, ndërsa në të dytën, i shkon Shqipërisë në favor pasi Serbia e humbet fillin gjithmonë kur është nën presion. Jo vetëm lojtarët, por edhe tifozët të cilët mund të shkaktojnë trazira në stadium dhe e gjitha kjo do t’i shkonte në favor vetëm Shqipërisë. Ajo që do të ishte ideale për Shqipërinë është përsëritja e 2014 me De Biazin në krye, përtej dronit, për të mbajtur portën e paprekur në pjesën e parë dhe më pas do të jenë vetë serbët që do ta gjejnë një formë për të bërë autogolin e tyre. /Sport Ekspres/

NGJARJE TË TJERA

spot_img