“Mafia” rrëmbeu vëmendje të madhe me këto fotografi, Shengyl Ismaili apo siç njihet nga shumica me rolin e “Mafisë” në “Përrallë me tupan”, me të folurën e saj karakteristike që kishte brenda një kohe të shkurtër arriti që të bëhej e njohur për publikun kosovarë.
Aktorja në çdo paraqitje që kishte në këtë emision, shfaqej e veshur me dimi, shkruan rtv21.tv
Ani pse më nuk është prezente me këtë rol, ajo ende mbahet mend nga shikuesit e “Përallës me tupan”.
Shengyli, është aktive edhe në rrjetet sociale me ç’rast mban edhe një numër të madh të fansave.
Me fotosesionin e fundit të realizuar muajin tetor, aktorja ka rrëmbyer vëmendje të madhe të publikut. Me flokë të kuqe dhe e veshur në të zezë, Shengyli duket majft tërheqëse.