spot_img

“A po nalesh a t’gjuj me ujë” – eskalon debati, analisti largohet nga studio

spot_img

Analisti Durim Jasharaj është larguar nga studio, pas debatit me gazetarin Valon Syla dhe Parim Olluri.

Jasharaj ka komentuar bisedat e publikuara të Berat Buzhalës e ish-ministrin Petrit Selimin, duke përgjithësuar se “mediat janë të kapura”.

Sipas Jasharajt, askund në botë nuk ndodh që kryeministri të përcaktohet apo që të vendoset nga një gazetar përmes rrjeteve sociale.

“Problemi ma i madh është që këtu politika është zhvendos prej partive politike në studio televizive. Analistë e gazetarë të caktuar preferojnë masanej me vendos se kush duhet me u bo kryeministër. Ky është problemi. Në Kosovë ekziston skenari i Beratit”, ka thënë Jasharaj.

E pikërisht ky mendim i Jasharajt e ka shtyrë gazetarin Valon Syla që të reagojë.

Syla nuk u pajtua me diskursin e Jasharajt për të përgjithësuar të gjitha mediat kinse janë “të kapura” duke u bazuar vetëm në disa fjali të një gazetari apo në disa publikime të një mediumi.

Syla e ka akuzuar Jasharajan se është duke punuar me agjentura të Qeverisë Kurti, me qëllim që “të goditen” gazetarët dhe mediat.

“Ne jemi qe sa muaj në një presion ndaj mediave, e Berati e Klan Kosova mundohen të paraqiten si pjesë të fëlliqtë të mediave, e këto kritikat e tua janë pjesë e qasaj fushate kundër mediave.

Hera e parë dhe e fundit që Valon Syla rrin në studio me njerëz që shajnë mediat. Thuaj Berat Buzhala e Sadri Ramabaja jo mediat. Nuk mundem me vazhdu kështu se kjo o pjesë e qeverisë”, ka thënë Syla.

Pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme nga Jasharaj, Syla nuk ka arriti t’i mbajë nervat duke “e kërcënuar” Jasharajn se do ta lagë me bojë, sikurse ai kishte vepruar në të kaluarën.

“Boll mo se t’lash me folë. A po nalesh a t’gjuj me bojë. Qysh gjujshe ti a t’kujtohet”, tha Syla drejtuar Jasharajt.

Pas një debati të tensionuar me gazetarin Syla, Jasharaj e ka liruar studion pas në debat ndërhyri edhe gazetari Parim Olluri.

Sipas Ollurit, faji kryesor ishte te moderatori, Leonard Kërçuki, pasi Jasharaj nuk duhet të jetë pjesë e studios.

“Lleo ka faj që e ka thirrë, ky nuk ka faj. Ti je një idiot, një rrugaç”, i drejtohet Olluri Jasharajt derisa ai po lironte studion.

NGJARJE TË TJERA

spot_img