Institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA, gjatë kongresit që po e mbanë në Afrikë, mori vendim për përjashtimin e dy federatave.
Sri Lanka dhe asaj të Zimbabve pësuan keq për shkak të përzieries së politikës në punën autonome të këtyre federatave.
FIFA është e pakompromisë në këto veprime, ndërsa autoritetet edhe në vendin tonë duhet të jenë tejet të kujdesshme.
Zhagitja e rilicencimit të FFK mund të konsiderohet alarm për futbollin kosovar si ndëryrje.
FFK përkundër që i lejohet të organizoi aktivitetin, nga mos-licencimi dëmtohen klubet, pasi me apo pa të drejt nuk i lëshohen vërtetime për lirime nga tatimi të sponsoreve sipas Ligjit të sponsorizimit të sportit.
Kushtet e licencimit nuk shihen në asnjë vend së paku të rajonit, derisa MKRS nuk ēshtë në gjendje së paku të merr një vendim.
Zhagitja veç krijon telashe momentale e sikur i shkon për shtati dikuj që me çdo kusht do ti fus duart në FFK. Poqëse merret vendimi për mos-licencim, atëherë gjykata ia hedh posht duke e ditur se udhëzimi administrativ has në kundërshtim me ligj e kushtetuten, andaj krijojnë amulli, ama si zv.Daulina Osmani e cila nuk përton me dal tv për këto tema, nuk sqarojnë dhe nuk ndihmojnë por duket se kanë hyrë rrugës pa krye!
Është koha e fundit, që MKRS të veproi në rilicencimin e FFK, përndyshe futbolli i Kosovës rrezikon edhe përjashtimin.
Këtë muaj nis kampanja eliminatore e Kombëtares së Kosovës për Euro 2024, i gjithë përqendrimi duhet të jetë aty e jo te kërkesat e pakuptimta të cilat e ngulfatin futbollin.
Sqarim:
Ligji i sponsorizimit për sport është votuar në Kuvendin e Kosovës, për ta lehtësuar mbajtjen e aktivitetit sportiv. Me këtë ligj përfitojnë edhe klubet, shkollat apo ojq të cilat mbajnë aktivitet por nuk janë fare pjesë e federatave, ky fakt dëshmon se udhëzimi administrativ është i kundëligjshëm, pasi klubet janë subjekte të ndara,