Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në drekë me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, ku ka ndarë edhe disa fotografi.
Abdixhiku tha se me Hovenierin kanë biseduar për vizionin euroatlanik të Kosovës.
Postimi i plotë:
Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. 🇽🇰🇺🇸
Kënaqësi, si gjithëherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!