Abdixhiku: Vetëvendosja e ka për synim rrënimin e shtetit të Kosovës
Lumir Abdixhiku i LDK-së deklaroi se Vetëvendosja e ka për synim rrënimin e shtetit të Kosovës.
Siç u shpreh në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai bindjet “e regjimit” i ka të qarta dhe se Vetëvendosja e ka një historik antiperëndimor.
“Këta që janë në pushtet, Vetëvendosja, nuk e duan Kosovën as si shtet, nuk e kanë dashur asnjëherë. Ndoshta janë edhe në një mision ideologjik e historik për ta rrënuar këtë shtet”.
“Çdo veprim i tyre është rrënues për këtë shtet. Ata edhe hapur sot pretendojnë zhbërjen e këtij shteti, kjo nuk është fshehtësi”.
“Pra, kërkesa për republikë të re është fundament ideologjik. Nuk është diçka që unë po e them. Ndoshta janë edhe në skenarë të tillë, dhe unë jam i bindur që ka një grup të Tiranës aty që bën ideologji të tillë kundër Republikës dhe Kushtetutës së Kosovës dhe të gjitha shtyllave që kjo republikë dhe kushtetutë qëndron, së pari nga më e fortja, aleancës properëndimore”, u shpreh ai.