Xherdan Shaqiri, ish-futbollisti i Kombëtares së Zvicrës befasoi të gjithë me rikthimin në elitën e futbollit zvicran te Baseli gjatë afatit të transferimeve.
Jo që i befasoi tifozët e futbollit, por i surprizuar ishte edhe Amir Abrashi, lojtari i Komëbtares së Shqipërisë, shkruan Indeksonline
Madje Abrashi u çudit kur e pa Shaqirin te Baseli, pasi një natë para nënshkrimit kishin biseduar në telefon.
“Ai nuk e informoi askënd. Ne biseduam atë ditë kur ai u rikthye në Çikago. Të nesërmen në mëngjes, ai u rikthye sërish këtu dhe firmosi me Baselin. Por nuk kisha idenë se do vinte këtu, por unë jam i lumtur për këtë”, u shpreh Abrashi.
32-vjeçari me Baselin gjatë këtij sezoni ka zhvilluar tri ndeshje deri tani, por nuk ka lënë ndonjë shenjë pozitive.