spot_img

Abuzimi seksual, 46-vjeçari komente në Facebook të miturës: “I love you! Si drit të kam”

spot_img

Blerim Bizgjoni, 46-vjeçari nga Pogradeci është vënë dje në pranga pasi ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të vazhdueshme me një 13-vjeçare, e cila ka denoncuar abuzimin në polici mbrëmjen e kaluar.

Pak para se të përfundonte pas hekurave, abuzuesi 46-vjeçar i ka pasur sytë në profilin e Facebook-ut të së miturës, gjë që e vërtetojnë më së miri komentet që i bën.

Në fotografinë e publikuar vihet re se Blerim Bizgjonit nuk i ka shpëtuar asnjë imazh që ka publikuar 13-vjecarja në rrjetin e saj social, të cilës i bën komente nga më të ndryshmet, por më së shumti i shpreh “dashuri” me emoji apo gif.

“Si gazetare të kam”, i shkruan në një fotografi, ku vajza i ka kthyer përgjigje “haha e di”, ndërsa pjesën më të madhe të kohës nuk i kthen asnjë koment.

Kujtojmë se ditën e djeshme, minorenia qëndruar deri në orën 23:00 pranë komisariatit për të bërë kallëzimin.

Ajo ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj.

Burime bëjnë me dije se rasti i Bizgjonit është i përsëritur, pasi joshte fëmijë me shuma parash dhe i ngacmonte seksualisht.

Mësohet se e mitura po trajtohet nga psikologë në banesën e saj, dhe po mbahet nën kujdes pasi gjendja e saj psikologjike është e rënduar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img