Adelina ka hapur arkivat e fotografive.
Më 26 mars u nda nga jeta aktori Rasim Thaçi-Cima, i cili po vuante nga COVID-19, shkruan lajmi.net.
Vdekja e aktorit pikëlloi jo vetëm familjen e tij, por edhe mbarë shqiptarët, të cilët ndër breza janë rritur me humorin e tij.
Vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi me anë të disa postimeve në rrjete sociale, sjell kohë pas kohe imazhe të ndryshme të Cimës.
Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi të rrallë të Cimës, ku ai ishte vetëm pesë vjeç.
“Babi 5 vjeq”, ka shkruar Adelina sipër fotos, teksa e kujton me krenari e me mall aktorin e ndjerë.