Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e i pari i UEFA-së, Alexander Ceferin flasin për futbollin e Kosovës gjatë një takimi që patën në Bullgari.
“Në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë takova edhe presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, me të cilin diskutuam për rëndësinë e avancimit të infrastrukturës sportive në rajonin tonë dhe i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e madhe në këtë drejtim për federatën tonë, si anëtarja më e re e UEFA-s
Programi “HatTrick” i UEFA-s është financuesi më i madh në infrastrukturën e FFK-së, në fusha stërvitore dhe kampe nacionale, si në Hajvali po ashtu edhe në Obiliq dhe tani në Batllavë.
Vitin e ardhshëm pritet të shtohet buxheti i UEFA-s përmes projekteve të HatTrick-ut.
#BashkëpërFutbollin”, ka shkruar Agim Ademi