spot_img

Ademi falënderon komunitetin e futbollit, premton të vazhdojë realizimin e projekteve

spot_img

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas aktvendimit të sotëm të Gjykatës, që e ka liruar atë nga akuzat që rëndonin mbi të tash e disa vjet. Kësaj radhe, ai, ka shprehur falënderimin e tij për të gjithë komunitetin e futbollit, teksa ka premtuar se do të vazhdojë të punojë me përkushtim e vendosmëri në realizimin e projekteve për të mirën e futbollit të Kosovës.

Postimi i plotë i Ademit:

FALËNDERIM

Në këtë ditë të veçantë, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia për të gjithë ata që kanë qenë përkrah meje dhe kanë besuar në pafajësinë time.

Në veçanti, dua të falënderoj komunitetin e futbollit, Komitetin Ekzekutiv e Administratën e FFK-së, ekipet e kombëtares, institucionet, miqtë e dashamirët dhe opinionin e gjërë që më kanë mbështetur në vazhdimësi në këtë periudhë deri në vërtetimin e pafajësisë.

Sot dua t’u premtoj se do të vazhdoj të punoj me përkushtim e vendosmëri në realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe në zhvillimin e mëtejmë të futbollit në Kosovë.

Për këtë, do të punojmë bashkërisht, duke i dhënë kësisoj sa më shumë mundësi të rinjve të vendit tonë për të shkëlqyer në arenën ndërkombëtare.

Këtë vit objektivi ynë kryesor është kualifikimi në Euro 2024. Duke punuar së bashku dhe duke vazhduar investimet në futboll, besoj thellësisht se do t’i bëjmë realitet ëndrrat e shumë gjeneratave dhe do të shndërrohemi në shembull për vendet e tjera të vogla.

Faleminderit! 🙏
💪⚽🇽🇰
#MeKosovënNëEvropian

NGJARJE TË TJERA

spot_img