spot_img

Ademi: Sot ishte një ditë e veçantë për futbollin dhe shtetit tonë

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi pas vizitës, që i bëri vendit tonë i pari i FIFA-s, Infantino lëshoi një deklaratë në profilin e tij në facebook:

Sot në një ditë tejet të veçantë për futbollin e Kosovës dhe për shtetin tonë, dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama për mikpritjen e shkëlqyeshme të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Po ashtu, mirënjohje për miqtë e mi Armand Duka e Muamed Sejdini, të cilët ishin pjesë e kësaj vizite historike dhe për delegacionin e FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, i cili ka merita të mëdha për argumentimin e fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Kongresin e UEFA-s, Youri Djorkaeff, këshilltarin e lartë të futbollit dhe Federico Raviglionen, menaxher i zyrës së presidentit.

Falënderim i veçantë edhe për komunitetin e futbollit, gjeneratën e rezistencës, futbollistët e gjeneratës së artë, tifozët e kombëtares “Dardanët”, përfaqësuesit e klubeve të Superligës, Ligës së Parë, Ligës së Dytë dhe Ligës së Femrave, sponsorët dhe partnerët e FFK-së, administratën dhe ekipin tim, për mikpritjen, organizimin dhe punën e shkëlqyeshme me rastin e vizitës historike të të parit të futbollit botëror në vendin tonë.

Mirënjohje dhe respekt i veçantë edhe për Policinë e Kosovës, për stafin e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe për stafin e hotel “Emerald” për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e shkëlqyeshme të kësaj vizite.

Po ashtu, falënderoj edhe mediat për interesimin. Faleminderit të gjithëve, pasi me kontributin e gjithsecilit prej jush treguam se jemi shtet i futbollit dhe vend mikpritës.

Ashtu siç na porositi edhe presidenti Infantino, së bashku do ta çojmë futbollin e Kosovës në një nivel tjetër.
A.A.
#BashkëPërFutbollin

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img