Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka takuar kreun e FIFA-s, Gianni Infantino. Takimi i tyre u realizua gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të themelimit të Federatës bullgare të futbollit në Sofie.
“Gjithmonë kënaqësi ta takoj presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Edhe kësaj radhe në kuadër të manifestimit të 100-vjetorit të themelimit të Federatës bullgare të futbollit, patëm mundësi të diskutojmë për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe për projektet e përbashkëta që do ta avancojnë tutje futbollin tonë. Presidenti Infantino theksoi se me padurim pret të vijë në përurimin e Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali”, ka shkruar Ademi në Facebook.