spot_img

Ademi uron Dukën për postin e ri: Moment historik për futbollin shqiptar

spot_img

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar numri një të FSHF-së, Armand Duka për postin e ri në UEFA ku sot iu besua pozita e zëvendëspresidentit.

Ademi e ka cilësuar këtë si moment historik për futbollin shqiptar, derisa Duka është bërë shqiptari i parë në një pozitë të tillë të lartë në futbollin evropian, shkruan Ballkani.info.

“Miku im, presidenti i FSHF-së, Armand Duka u zgjodh sot zëvendëspresident i UEFA-s me votë unanime në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv.

Ky është një moment historik për futbollin shqiptar, duke bërë atë shqiptarin e parë në një pozitë të tillë të lartë në futbollin evropian.

Zgjedhja e Dukës si zv/President i UEFA-s është një arritje e madhe për futbollin mbarëkombëtar dhe e hap një dritë të re për progresin e futbollit në rajonin tonë.

Në emër të komunitetit të futbollit në Kosovë, dua të përgëzoj presidentin Duka për këtë sukses, duke i dëshiruar shumë suksese në këtë detyrë të re e tejet të rëndësishme.

Jam i sigurt se bashkë me presidentin Aleksandër Çeferin, ata do të drejtojnë procese të mëdha për evoluimin e mëtutjeshëm të futbollit evropian”, ka shkruar Ademi në Facebook.

NGJARJE TË TJERA

spot_img