spot_img

Aeroporti ‘Adem Jashari’ thyen rekordin, ja sa milionë udhëtarëve iu ka shërbyer

spot_img

Gjatë vitit 2023 ANP “Adem Jashari” ka shërbyer 3,424,883 udhëtarë, 14% më shumë sesa vitin e kaluar

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shërbyer gjithsej 3,424,883 udhëtarë në vitin 2023, sipas statistikave që ka mbledhur operatori LKIA. Ky numër udhëtarësh është 14% më i lartë se numri i udhëtarëve që janë shërbyer në këtë aeroport në vitin 2022 (2,994,560).

Muaji gusht ka pasur numrin më të lartë me gjithsej 411,162 udhëtarë, që pasohet nga muaji korrik me 396,700 udhëtarë, ndërsa trafiku më i ulët ka qenë gjatë muajit shkurt me 193,116 udhëtarë, pasuar nga muaji mars me 221,760 udhëtarë.

Gjatë vitit 2023 janë realizuar 11,639 nisje fluturimesh, apo 7% më shumë se vitin e kaluar. U dalluan me më së shumti fluturime muajt gusht dhe korrik, me 1,389 dhe 1,365 nisje fluturimesh. Në anën tjetër, muaji shkurt kishte më së paku nisje fluturimesh, 619.

Prej destinacioneve, me më së shumti udhëtarë dallohen Bazeli (BSL/MLH), Cyrihu dhe Dyseldorfi. Prej shteteve, sa i përket trafikut të përgjithshëm nga Prishtina, Zvicra është e para e pasuar nga Gjermania, Turqia, Austria dhe Britania e madhe. Prej kompanive ajrore, prin Wizzair me numrin më të madh të udhëtarëve të shërbyer nga Prishtina, e pasuar nga GP Aviation, Easyjet, Eurowings, Trade Air, Chair Airlines, e kështu me radhë.

Sa i përket destinacioneve të mëtejme prej Prishtinës, prin Nju Jorku (JFK), pasuar nga Nju Xhersi (Newark International), Çikago (O’Hare), Frankfurti, Brukseli, Toronto e kështu me radhë.

Grafet me statistikat e plota të trafikut ajror gjatë vitit 2023 mund t’i gjeni në: https://caa.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/01/Statistikat-e-perpunuara-2023-15012024-1.pdf

NGJARJE TË TJERA

spot_img