spot_img

Agim Ademi dorëzon trofeun ‘Adem Jashari’ fituesve të Prishtina 01

spot_img

FC Prishtina 01 është skuadra fituese e trofeut “Adem Jashari” në edicionin e 14-të me radhë të këtij turneu, i cili organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet Komisionit të Futsallit, në kuadër të manifestimeve për Epopenë e UÇK-së. Në ndeshjen finale të këtij turneu, i cili u zhvillua në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, Prishtina 01 shënoi fitore bindëse ndaj Malishevës, me rezultat 6:1. Paraprakisht në gjysmëfinale Prishtina 01 e mundi Liqenin, me rezultat 5:2, derisa Malisheva ishte më e mirë se Drenica, me rezultat 4:3. Në fund, medaljet dhe trofeun ekipit fitues të turneut ia dorëzuan presidenti i FFK-së, Agim Ademi, gjenerali Musa Jashari dhe drejtori për kulturë, rini e sport në komunën e Skenderajt, Alban Berisha.

E lidhur me këtë turne ka shkruar edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka thënë se ndarja e trofeut ‘Adem Jashari’ për ekipin fitues të turneut ka qenë një moment emocionues dhe i veçantë për të dhe të gjithë të pranishmit, pasi ky turne, i cili organizohet tradicionalisht nga FFK-ja, është pjesë e manifestimeve të Epopesë së UÇK-së, e cila simbolizon trimërinë dhe vendosmërinë e popullit tonë në kohën e luftës çlirimtare.

NGJARJE TË TJERA

spot_img