spot_img

Agim Ademi flet për trajnerin e ri, përmend ardhjet e reja te Kosova

spot_img

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për TV Arbëria, foli për zgjedhjen e trajnerit të ri në krye të Përfaqësueses së Kosovës, Franko Fodas.

Ademi tregoi se Foda ka ardhur me stafin e vet por do të presin miratimin e tij për trajner shqiptar si ndihmës pasi ai njeh shumë ish futbollist shqiptarë që kanë zhvilluar aktivitete në Gjermani e Austri.

Ademi pohoi se disa futbollistë të njohur shqiptarë që luajnë në Gjermani e Zvicër do t’i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës por nuk i bëri të ditur emrat e tyre.

Ai tha se Kosova ka një të ardhme të shkëlqyer pasi ka shumë talent jo vetëm këtu por edhe shumë të tjerë që luajnë në klube të tjera jashtë Kosovës.

Ndërsa u pyet edhe për rastin e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës U21, Afrim Toverlanit, i cili kishte deklarur se sa të jetë ai trajner nuk do të ftohet Drilon Hazrollaj, për këtë Ademi tha se trajnerët janë të pavarur, mund të mos luajë Hazrollaj sa është ai trajner por nuk do të thotë që nuk do të ftohet nga ekipi A, pasi zbuloi se emri i tij është në listën e trajnerit të ri, Francos Fodas.

Presidenti i FFK-së gjithashtu përmendi sukseset e tij për sa kohë që ka qenë në krye të federatës, ndër to shtimin e numrit të klubeve dhe futbollistëve, çdo 45 ditë bëhet nga një fushë stërvitore, licencimi i 513 trajnerëve të kategorive C dhe B, janë shtuar disa liga etj.

Në fund ai përmendi edhe synimet e FFK-së që do të fillojnë nga zhvillimi i resurseve njerëzore, i infrastrukturës, digjitalizimi e shumë të tjera.

NGJARJE TË TJERA

spot_img