Kreu i FFK-së, agim Ademi, në emisionin N’Konak, prodhim i Gazetës Infokus, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka komentuar edhe zhurmën e polemikat që zunë vend deri në rizgjedhjen e tij në krye të shtëpisë më ta madhe të futbollit kosovar.
Ai ka thënë se zhurma filloi qysh në zgjedhjen e tij në mandatin e parë në krye të FFK-së, por që ishin kryesisht nga njerëz që nuk përfaqësonin askënd.
“ Kush e ka të drejtën që Federatën e Futbollit me e trajtu në këtë formë? Nuk e ka asnjë të drejtë, e sidomos tash që jemi anëtarë të UEFA-s dhe FIFA-s. Thjeshtë ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre, nuk e di në çfarë forme, por unë pazare dhe abuzime me futbollin nuk bëj. Unë këtu jam vullnetarë tërë jetën”, është shprehur Ademi N’Konak me Islam Morinën.
Ndërsa i pyetur se përse nuk pati asnjë kundër kandidat ai ka thënë se në demokraci nuk mund ta mësosh dikë se kë ta votojë, ose kujt t’ia jap nënshkrimin.
Kurse kritikat për favore klubeve që të jenë krah tij ai i ka quajtur poshtërsinë më të madhe, duke thënë se nuk mund t’i ofrosh favore dikujt që ka investuar me miliona e ta manipulosh me disa dhjetëra mijëra euro.
“Kjo është poshtërsia më e madhe. Cilin Klub ti mundesh me e manipulu, njerëz që kanë dhënë me miliona, e ti po i manipulon me 10 mijë, 20 mijë euro. Kush mundet me i manipulu gjithë këta biznesmenë që e kanë biznesin e gjithë Kosovës në dorë. Kush mundet me manipulu këta njerëz të cilat kanë nda mjetet e veta me vet dëshirë dhe i kanë dhënë. Ata e shohin suksesin, ata e donë njeriun i cili e ecë futbollin përpara, sepse për atë investojnë ata. Investimi i tij e bën futbollin. Unë kurrfarë kryetari nuk do të jem pa klube. Federata e Futbollit ekziston për shkak të klubeve, e jo klubet për shkak të federatës. Kjo është shumë e qartë, ti nuk je shefi i tyre por je në shërbëtor i tyre, shërbëtor i klubeve e jo shefi i klubeve”, ka thënë Ademi N’Konak me Islam Morinën./Gazeta Infokus/
Emisioni i plotë: