Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë qëndrimit në Bullgari ku mori pjesë në festimet e përvjetorit të federatës bullgare u takua me legjenda të futbollit botëror. I pari i futbollit kosovar ka njoftuar se disa prej tyre i ka ftuar në Kosovë.
Më posht e gjeni postimin e Ademit:
Kënaqësi të jem në mesin e legjendave të futbollit, Youri Djorkaef dhe Houssine Kharja.
Diskutuam rreth idesë që me rastin e inaugurimit të Kampit Nacional të FFK-së të organizohet një ndeshje e veçantë mes Yjeve Legjenda të FIFA-s dhe UEFA-s.
Një ndeshje e tillë do të bashkojë emra të mëdhenj të futbollit botëror në kryeqytetin tonë dhe do të shërbejë edhe si promovim për vendin tonë.
Djorkaeff e mirëpriti këtë ide dhe u dakordua që ta përfshijë atë në programin e tyre.
Data e këtij eventi të përcaktohet ndërkohë, pasi gjithçka varet nga ecuria e përfundimit të punimeve në kamp.
#BashkëPërFutbollin