Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, në një intervistë që është duke e dhënë në emisionin ‘Rubikon’ me Adriatik Kelmendin, ka folur për objektiviat që ka federata dhe ai si Kryetar në vitin 2023.
Ademi ka deklaruar qê nëse trajneri i kombëtarês Alain Giresse, nuk e kualifikon Kosovën në Evropian do të largohet
‘Giresse ka kontratë deri në përfundim të këtij cikli elimintaor, nëse dështon të kualifikojë kombëtaren, sigurisht do t’i ndajmë rrugët tona’ ka thënë Agim Ademi./Albanian News