Emri më i përfolur në vitin 2022 në sportin e Kosovës, është Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Emri i tij është lakuar në forma të ndryshme, herë nxehtë e herë ftohtë, herë me komplimente të mëdha brenda dhe jashtë vendit.
Është e kuptueshme, për faktin se kohën kur e ke pozitën e presidentit siç është Ademi në FFK, gjithmonë nuk ka vetëm diell për të, ndonjëherë përballesh me shi e herë – herë me vetëtima dhe me breshër të ashpër siç është përballur gjatë këtij viti!
Ajo që po e çudit më shumë, se ombrella e tij i rezistoi edhe breshërit të futbollit, që ishin goxha të shpeshta ndaj çatisë së FFK-së
Agim Ademi, vlerësohet i fortë si hekuri karshi furtunave dhe sy me sy me Infantinon në Prishtinë.
Në Manchester, me presidenten e Federatës së Futbollit të Anglisë, Debbie Hewitt.
Përkundër furtunave, nuk i ndryshoi as në çehre dhe as flokët nuk iu thinjën, por mbeti sikur ai i vitit 2021!
Pengesën e madhe e kaloi në prill, ngadhënjeu me 43 vota, bindshëm në Kuvendin zgjedhor të FFK-së, e pati me vete komunitetin./Bota Sot/