Kryetari I Federatës së futbollit të Kosovës sot ka zyrtarizuar dy miqësorët që do t’i luaj kombëtarja e Kosovës në muaj qershor.
I pari I FFK-së në një Intervistë për ATV, ka deklaruar që Kosova do të luaj në qershor me San Marinon dhe po ashtu Kazakistanin, Ademi po ashtu ekskluzivisht për ATV, e ka zbuluar kombëtarja do të merr pjesë në një kamp jashtë Kosovës, ku pritet të ketë ndeshje miqësore me Gambiën, Kamarosin dhe Turkmenistanin.
Ademi në këtë intervistë për here të pare e zbuluar që në të ardhmen Kosovës mund t`I bashkohen edhe lojtarët nga Shqipëria.
‘Çdo moment që neve që na duhet ose na konvenon për ekipin kombëtar, ne do të marrim, këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria. Në kombëtare do të afrohen vetëm lojtarët më të mirë’ ka thënë Ademi për ATV