spot_img

Agim Ademi: Kosova ka nevojë për një stadium nacional, shteti duhet të ndërtojë stadiume pasi ky i Prishtinës nuk i përballon të gjitha

spot_img

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për Periskopin ka thënë se pret rezultate të mira nga Kosova në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Ai ka folur edhe për infrastrukturën sportive dhe stadiumin Nacional derisa ka thënë se është nevojë emergjente për ndërtimin e stadiumeve pasi ky i Prishtinës nuk mund të përballojë gjithë këtë ngarkesë.

Sipas tij çdo kund në Botë është shteti që ndërton stadiume e jo Federatat.

“Projektet e stadiumeve janë projekte të Ministrisë. FFK merret vetëm në konsulta. Atëherë kur kemi pasur dhe kemi projekte të përbashkëta ne jemi gati të shkruajmë memorandume me Ministrinë dhe komunat përkatësie. Stadiumi Nacional ka qenë projekt i ministrisë, njwherw u fol nw Bernicë, tani u ndërrua në Koreticë dhe në fund ka ngelë.

Ne e kemi pa projektin në kohën e ministrit Gashi dhe ishte për Koreticë. Ishte një kompani e jashtit por me ardhjen e qeverisë se re pas një kontrolle dhe detajeve nw projekt ky proces u ndalua dhe detajet nuk i di as unë. Shpresoj që të bëhet ky stadium pasi është interes nacional.

Fusha në Prishtinë u shkatërrua pasi është i stërngarkuar. Ne çdo herë kemi kërkesa për investim pasi për momentin kemi vetëm një stadium dhe kjo fushë i ka kaluar gjitha orët e punës dhe nuk do të mund të përballojë. Stadiumi “Adem Jashari” ka mundur të kryhet deri tash por ja që nuk e kem. Shumë stadiume kanë mbetur në gjysmë për arsye të ndryshme dhe kjo gjendje është e keqe”, ka vlerësuar numri një i FFK-së, Agim Ademi.

“Ne e kemi nën menaxhim stadiumin e Prishtinës. Aty është lejuar edhe klubi i Prishtinës. Tw ju kujtoj se ky stadium është bërë ekskluzivisht nga Ministria dhe FFK-ja për ndeshje ndërkombëtare, por ne nuk i kemi ndalu as Prishtinën as klubet tjera për ndeshje ndërkombëtare. Komuna është pronare e stadiumit ndërsa investimet janë bërë nga Ministria dhe FFK-ja. Komuna tash po don ta mbajë vetë dhe është OK por duhet me pas agjension profesional pasi nuk mund të bëjmë eksperimente pasi nëse vec i hiqet një pikë, 132 pika sa janë që duhet plotësuar për ndeshje ndërkombëtare, Kombëtarja nuk mundët të luajë aty dhe stadium alternativë kemi stadiumin në Shkodër, Tiranë ose Elbasan. Gjithkund në botë stadiumet i bënë shtetit. FFK është e ngarkuar me kampe nacionale dhe ndërhymë nëpër stadiume si zhveshtore, fusha për me ngrit profesionalizmin por stadiume ndërton shteti”, ka vlerësuar Ademi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img