Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka vlerësuar lajmi të madh faktin që Kosova do të jetë mikpritëse e Komitetit Hat-Trick të UEFA-s në vitin 2025. Gjatë një interviste për emisionin ‘AS’ në RTK, Ademi theksoi rëndësinë e këtij organizimi për vendin tonë.
“Është praktikë e UEFA-s që ku të mbahet kjo mbledhje, i ka shpenzimet e veta. Komiteti Hat-Trick është shumë i rëndësishëm, pasi merr vendime pa përfshirjen e Komitetit Ekzekutiv”, u shpreh Ademi. Ai gjithashtu vuri theksin te përfitimet që Kosova do të ketë nga organizimi i këtij eventi të madh.
“Jemi organizatë joqeveritare, nuk jemi publike dhe të ardhurat tona janë nga UEFA e FIFA. Si OJQ që jemi, jemi të lidhur ngushtë me shteti dhe duhet të bashkëpunojmë, por nuk e dëmtojmë assesi buxhetin e shtetit. Kjo vlen ekskluzivisht për infrastrukturë”, tha Ademi.
Kreu i FFK-së, Agim Ademi, në intervistën për emisionin “AS” foli për progresin që Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë në vitet e fundit. Sipas tij, nga një organizatë pa pronë dhe me qira, FFK sot ka arritur të krijojë pasuri të paluajtshme prej 38,5 milionë eurosh.
“Kur e mora unë Federatën, s’kishim asnjë pronë. Sot kemi një pasuri prej 38.5 milionë e gjysmë eurosh. Nuk e kemi pasur asnjë fushë. Na janë dashur këto fusha sintetike dhe i kemi bërë me Hat-Trick. Të gjithë janë mahnitur me Kampin tonë që është në përfundim e sipër. Kanë mbetur edhe 37 fusha stërvitore, e pastaj do t’i kthehemi stadiumeve kur të zhvillohen ndeshjet. Stadiumet i bënë Qeveria, por ne duhet ta kryejmë kategorinë e UEFA-s, me drita e gjëra tjera që edhe ligën ta kthejmë në mbrëmje”, ka pohuar Ademi.
Ademi për Kombëtaren: Atmosferë e shkëlqyer, na nevojiten rezultate më të mira
Presidenti i FFK-së foli gjithashtu për gjendjen e Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve, duke pranuar se ndërsa atmosfera brenda ekipit është shumë pozitive, rezultatet në fushë nuk kanë qenë të kënaqshme.
“Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë, por rezultati ndaj Rumanisë na zhgënjeu. Kemi një ekip të fortë dhe lojtarë në formë, por diçka nuk funksionoi pas pranimit të golit. Pres që ndeshjet e ardhshme të na tregojnë më mirë se ku qëndrojmë” tha Ademi.
Lidhur me përjashtimin e Edon Zhegrovës, Arijanit Muriqit dhe Florent Muslijës nga Kombëtarja para ndeshjes kundër Qipros, Ademi shpjegoi se gjithçka ndodhi sipas rregullave të vendosura nga trajneri Foda dhe stafi teknik.
Ata e kanë bërë një rregullore dhe bashkë me lojtarët e kanë votuar vetë. Kanë pasur disa dënime të vogla, që mblidhen dhe e hanë një drekë ose i dhurojnë për bamirësi. Kështu e ka krijuar Foda edhe në Austri, ai më së miri e ka bërë këtë punë. Nëse e thyen rregulloren, dënohesh. Është thyer rregullorja për daljen nga kampi”.
“Fillimisht kanë kërkuar falje para lojtarëve. Pastaj publikisht ka dalë edhe Florent Muslija. Nuk besoj që janë të mitur dhe të flet dikush për ta, edhe pse ka ndodhë. Disa njerëz që janë marrë është dashur t’i lanë sepse dinë të flasin vetë”.
“Trajneri iu ka dhënë të lirë sepse unë nuk kam qenë, nuk rri në hotel. Iu ka dhënë të lirë në objektet e hotelit, jo daljen. Zakonisht pas ndeshjeve të tilla që i kemi fituar, atëherë ka pasur dalje deri në një kohë, por kur ndodhin fitore është shpërblime. Atë ditë po e zbuloj edhe këtu, e ka pasur ditëlindja nana e Rashicës, e dini është përmendur edhe babai i Rashicës. Aq i ka ardhur keq për humbjen ndaj Rumanisë, as s’e ka publikuar për t’ia uruar ditëlindjen nënës së tij. Asnjë bisedë s’e kam pasur me ta, ka folur trajneri dhe shtabi teknik”.
“Foda është i pavarur plotësisht. Asnjë person nuk iu ka përzier dhe s’i përzihet në listë ose rregullat që bënë. E ka përgjegjësinë dhe pavarësinë e plotë. Jemi marrë vesh në fillim, na duhet kualifikimi dhe kemi ekipin dhe këtë ia kemi kërkuar, ai ka të drejtën sepse e ka përgjegjësinë nëse nuk ka sukses”, tha Ademi.
Ai mohon kategorisht kërcënimet ndaj treshesh se përjashtuar.
“Kërcënimi i raportuar ndaj lojtarëve? Po jam takuar dhe ata nuk janë të mitur, mundën me fol vetë. Kanë qenë trajnerët dhe stafi aty, normalisht nuk i ka ardhur mirë askush sepse s’është çmendur t’i largojë lojtarët ndoshta më të rëndësishmit. Kur trajneri bën kërkesë, atëherë e përkrahim. Ka qenë vendim i përbashkët. Trajneri e ka bërë kërkesën, ne e kemi mbështetur”, ka pohuar ai.
Ademi ka komentuar edhe deklaratën e Edon Zhegrovës, i cili kishte deklaruar se ishte përjashtuar nga FFK-ja dhe jo nga trajneri Foda.
“Edoni në konferencë tha se FFK-ja e përjashtoi dhe jo trajneri? Kemi qenë aty bashkërisht. Ka qenë propozim i trajnerit dhe vendim i përbashkët pastaj. Nuk besoj që nuk ka njeri që e do Zhegrovën te Federata. Nëse dikush s’e kishte dashur, nëse s’e kishte dashur Agim Ademi atëherë s’do të kishte qenë në kombëtare”.
“Deklarata e babait? Vlen ajo teoria që “djali im është më i miri” për secilin prind. I kemi të gjitha videot materiale, ka gjithçka pra kur kanë dal ose kur hynë. Pse s’i bëni publike? Nuk i dhamë llogari gazetave as medieve”, ka theksuar Ademi.