Presidenti i Federatës së Futollit të Kosovës ka treguar telegram ngushëllimi për familjen Ajeti që sot humbi më të dashurinë tyre Isuf Ajetin.
Isufi njihet si një kontribuues i madh në futbollin kosovar derisa ishte edhe bashkëpunëtor i ngushët.
“Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit të shquar për më shumë se dy dekada, Isuf Ajeti”, ka shkruar Ademi ndër të tjera në Facebook.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit të shquar për më shumë se dy dekada, Isuf Ajeti.
Kontributi i tij në Federatën e Futbollit të Kosovës ishte i pamohueshëm, duke filluar nga roli i kryetarit të Komisionit të Garave e deri te roli i këshilltar ligjor.
Vlerat profesionale, përkushtimi dhe humanizmi i tij do të mbeten gjithmonë si frymëzim për të gjithë ne.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve.
I përjetshëm kujtimi për Isuf Ajetin!