spot_img

Agim Ademi: Mirënjohje për yjet që po kontribuojnë edhe pas karrierës aktive

spot_img

Prishtinë, 4 Korrik 2025 – Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka mirëpritur disa prej figurave më të rëndësishme të historisë së Kombëtares së Kosovës, në një takim simbolik, por me domethënie të madhe për të ardhmen e futbollit vendor.

Në një postim në rrjete sociale, Ademi u shpreh i lumtur që pati kënaqësinë të presë Samir Ujkanin, Anel Rashkajn, Hekuran Kryeziun dhe Vedat Muriqin – emra që kanë lënë gjurmë në fushën e gjelbër me fanellën dardane.

“Me djemtë dardanë që po ndihmojnë në ndërtimin e së ardhmes së futbollit tonë,” shkroi Ademi, duke theksuar se ndërsa Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë si një prej shtyllave të Kombëtares, Ujkani, Rashkaj dhe Kryeziu tashmë kanë marrë role të reja si trajnerë dhe kontribues në gjeneratat e reja të ekipeve kombëtare.

Kreu i FFK-së falënderoi të katërt për përkushtimin dhe dashurinë që po vazhdojnë t’ia japin futbollit të Kosovës edhe jashtë fushës së lojës.

Ky takim tregon përkushtimin e Federatës për të ndërtuar një strukturë të fortë me njerëz që njohin dhe jetojnë futbollin kosovar, duke investuar në gjeneratat e reja për të siguruar një të ardhme të ndritur për sportin më të dashur në vend.

NGJARJE TË TJERA

spot_img