Kampi Nacional i futbollit në Hajvali sot u ‘pushtua’ nga Ushtarët e Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Në të vërtetë ata na dhuruan spektakël futbolli, në kuadër të Epopesë së UÇK-së.
Ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës shënoi fitore 3:1, por pavarësisht rezultatit, të dyja ekipet na ofruan një performancë të jashtëzakonshme në fushën e lojës, duke shfaqur mbi të gjitha lojën ekipore dhe përkushtimin maksimal në lojë.
Nga afër takimin e kishte ndjekur edhe i pari i futbollit kosovar, Agim Ademi, të cilit iu nda fanella e ekipit ushtarak.
Ai shprehu emocionet e tij pas këtij ballafaqimi:
Postimi i plotë i Ademit:
I priveligjuar të isha në mesin e ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, në ndeshjen e futbollit ndërmjet FSK-së dhe FARSH-së.
Kënaqësi të shohësh ushtarët e dy vendeve tona në uniforma sportive, të cilët përveç shërbimit të tyre ushtarak në mbrojtje të atdheut dhe gatishmërisë për misione humanitare e paqësore kudo në botë, sot na dhuruan spektakël futbolli në Kampin Nacional në Hajvali.
Me njërin sy, shikoja ushtarët tanë, të gatshëm për të mbrojtur e për t’i shërbyer atdheut, dhe me tjetrin sy, ushtarët tanë, të përkushtuar në futboll, me një pasion të padiskutueshëm për sportin.
Ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës shënoi fitore 3:1, por pavarësisht rezultatit, të dyja ekipet na ofruan një performancë të jashtëzakonshme në fushën e lojës, duke shfaqur mbi të gjitha lojën ekipore dhe përkushtimin maksimal në lojë.
Jam i lumtur që FFK-ja, me të gjitha kapacitetet e saj sportive, e dha kontributin e saj në zhvillimin e kësaj ndeshjeje, e cila ishte pjesë e manifestimeve të Epopesë së UÇK-së.
Në fund kisha nderin që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv/ministren e Sportit, Daulina Osmani dhe Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari të ndanim medaljet për të dyja ekipet si dhe trofeun për ekipin fitues.
Një ditë si kjo tregon se ushtarët tanë jo vetëm që janë të përkushtuar ndaj detyrave ushtarake, por gjithashtu janë edhe sportistë të jashtëzakonshëm.
🇽🇰🤝🇦🇱 🫶 ⚽️