Kryetari i FFK-së, Agim Ademi së bashku me të parin e kryeqytetit, Përparim Rama, vizituan stadiumin në prag të sfidës, Kosova vs Greqia. Ademi më pas ka deklaruar si në vijim:
Sot gjatë tërë ditës qëndrova në stadiumin “Fadil Vokrri”, afër stafit organizativ dhe tifozëve “Dardanët” para ndeshjes Kosovë vs Greqi.
Bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e inspektuam stadiumin disa orë para ndeshjes dhe gjithçka po shkon si duhet.
Dardanët gati për spektakël!
FORCA KOSOVË!
Përpara Dardanë! ⚽️🇽🇰