spot_img

Agim Ademi pas shortit: Mision i vështirë, por jo i pamundur

spot_img

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka folur pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës për Kupën e Botës 2026, ku Kombëtarja e Kosovës ra në Grupin B së bashku me Zvicrës, Suedinë dhe Slloveninë.

Ademi i ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarët e Kosovës në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Megjithatë, i pari i FFK-së nuk e ke cilësuar si mision të pamundur kualifikimin dhe shpreson që ekipi kombëtar të jetë i kompletuar për këtë kualifikuese.

“Është një grup jashtëzakonisht i vështirë. Janë kombëtare të vërtetuara që kanë qenë në kampionate evropiane, si Sllovenia, pothuajse të gjitha. Por, në këtë të fundit, Sllovenia dhe Zvicra. Me Suedinë dhe të gjitha tjerat kemi luajtur, janë ekipe të gjitha ekipe të vështira”, ka thënë fillimisht Ademi.

“Është mision i vështirë, por jo i pamundur. Unë uroj që të jemi prapë të kompletuar dhe të pa lënduar dhe të jemi të gjithë bashkë ashtu siç kemi qenë në këtë kompeticionin e fundit dhe sigurisht besoj dhe uroj që të japim më të mirën në këto ndeshje”.

“Nuk dyshoj në këtë ekip, në këtë grup, në trajnerin, në punën e tyre. Uroj shumë fat, të gjithëve. Shpresoj që do t’ia dalim”, përfundoi i pari i FFK-së.

Ndryshe, Kosova pritet t’i fillojë ndeshjet kualifikuese nga muaji shtator i vitit 2025.

NGJARJE TË TJERA

spot_img