spot_img

Agim Ademi: Franco Foda do ta rinovojë kontratën me Kosovën

spot_img

Objektivi kryesor i Kombëtares së Kosovës mbetet kualifikimi historik në Kampionatin Botëror dhe përzgjedhësi Franko Foda do të jetë në krye të këtij misioni!

Përkundër ofertës së majme ekonomike nga klubi Al Wahdas nga Arabia Saudite, trajneri gjerman do të mbetet te Kosova dhe do të rinovojë kontratën me Federatën e Futbollit të Kosovës pas ciklit kualifikues, konfirmoi presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për RTV21.

“Përkundër që e kemi kontratën deri në fund të kualifikimeve, ne do të rinovojmë me Fodën. Kemi bërë një projekt, një program bashk me Fodën para se ai të marrë ofertën nga Arabia”, deklaroi Ademi për RTV21.

“Kemi një program strategjik për ekipet nacionale të Kombëtares së Kosovës. Foda është shumë i mirë në këtë aspekt dhe e ka një ekip të përgatitur jashtëzakonisht mirë profesionalisht”, shtoi ai.

Kosova fillon kualifikimet për Kampionatin Botëror me dy ndeshje të vështira në shtator, ku sfidon Zvicrën dhe Suedinë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img