Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i është gëzuar suksesit të Përfaqësueses U19 të Kosovës.
“Dardanët” U19 pas barazimit 1:1 me Sllovakinë, fitoren 4:0 kundër Ukrainës dhe barazimin e sotëm 2:2 ndaj Maltës, siguruan kualifikimin në “Elite Round”.
Ademi shkroi në Facebook se ky sukses është dëshmi për të ardhme të ndritur te Kosova.
Postimi i plotë:
Kombëtarja U19 kualifikohet në “Elite Round” për kualifikimet e Evropianit 2024. Pas barazimit me Sllovakinë (1:1) dhe fitores bindëse ndaj Ukrainës (4:0), djemoshat dardanë barazuan në ndeshjen e tretë kundër Maltës (2:2), rezultat ky që i mjaftoi për ta siguruar kualifikimin tutje nga Grupi 7.
Ky pa dyshim është një sukses frymëzues për futbollin e Kosovës dhe dëshmi për të ardhme të ndritur.
Uroj secilin futbollist për angazhimin dhe kontributin e dhënë për këtë arritje. Po ashtu, përgëzoj edhe stafin në krye me përzgjedhësin Adil Maliqi për punën e mirë gjatë kësaj periudhe.
Suksese dhe fat në “Elite Round”.