Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar në Tiranë me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën.
Ademi dhe Duka janë takuar për drekë në një nga restaurantët e kryeqytetit shqiptar.
I pari i futbollit të Kosovës, Ademi dhe ai i Shqipërisë, Duka kanë biseduar në këtë takim për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave përkatëse.
“I ftuar në drekë me bashkëpunëtorë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka në kantinën “Duka” në Tiranë”, ka shkruar Ademi në Facebook.